Bujar Nishani, teksa ndodhej me kandidaten për krytare të Partisë Demokratike në Berat, nuk i ka kursyer sulmet ndaj Lulzim Bashës. Bashkë me Edith Harxhin, Bujar Nishani takoi demokratarët në këtë qytet, ndërsa shpalosën edhe projektin për ringritjen sipas tyre, të Partisë Demokratike. “Këto historitë me zgjedhje të parakohshme, kemi që nga 2015 që e themi me njëri- tjetrin, tani ka ardhur koha e së vërtetës. Nuk me dëbon dot mua as Basha, asnjë, unë jam anëtar i PD-së.
Unë jam për betejë, për luftë. Nëse deri në dhjetor do të mundet Edi Rama, apo 2022, apo 2024 si kryeministër, sic thote Basha, unë do të kërkoj falje të madhe. Nëse bën një projekt, rritesh dhe hapesh dhe përfaqësohemi në të gjithë Shqipërinë me personazhe që mbledhin vota, e rrëzojmë edhe për dy vite Edi Ramën. Por nëse ju besoni se do të rrëzohet në shtator, unë nuk e besoj, ata që e thonë këtë nuk thonë të vërtetën”, ka thënë ai.