Holanda i ka dhënë lamtumirën kampionatit Europian, pasi tulipanët janë eliminuar në 1/8 nga Çekia, që ka bërë surprizën. Çekët ia dolën të mposhtin 2-0 Holandën pas një pjesë të parë kur ‘tulipanët’ ishin tejet dominues.
Në fraksionin e dytë të lojës ekuilibrat i prishi një karton i kuq i akorduar me VAR për mbrojtësin e Holandës De Vrij. Më tej, në minutën e 68, Holesh zhbllokoi rezultatin me kokë pas një këmbëngulje të çekëve me kokë.
Nga ky moment Holanda u hodh në sulm për të barazuar shifrat, por më e saktë para portës u tregua sërish Çekia, që me Patrick Schik vulosi rezultatin përfundimtar.
Në çerekfinale Çekia do të përballet me Danimarkën të shtunën më 3 korrik në orën 18:00 në stadiumin e Bakus në Azerbajxhan.