Një lajm i mirë vjen nga Mbretëria e Bashkuar! Autoritetet e Shëndetësisë atje njoftojnë se, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, për herë të parë që nga muaji mars. Nga shifrat më të fundit raportohen gjithashtu 3.165 raste të reja ditore, një ulje kjo krahasuar me 3.383 raste të një dite më parë. Këto shifra vijnë mes shqetësimeve për një rritje të vogël të rasteve, që lidhen me variantin e ri, të identifikuar në Indi.

Raportet e vd ek jeve  ditore shpesh janë më të ulta gjatë fundjavave dhe në fillim të javës, kjo për shkak të testimeve të kryera. Kujtojmë se, këto shifra vijnë ndërsa ka pasur thirrje të vazhdueshme për të shtyrë lehtësimin e masave AntiCovid në Angli, për shkak të paralajmërimeve të një vale të tretë.