Më shumë se tre miliardë doza të vaksinës antiCOVID-19 janë administruar në botë, sipas burimeve zyrtare.
Ndërkohë që miliardi i parë ishte arritur 20 javë pas fillimit të fushatës së parë të vaksinimit në masë në dhjetor dhe dy miliardë në 6 javë, janë dashur të paktën katër javë për të arritur këtë tre miliardësh.
Rreth 40% e dozave të administruara në botë (1,2 miliardë) kanë qenë në Kinë. India (329 milionë) dhe SHBA-ja (324 milionë).
Por në krahasim me popullsinë, midis vendeve me më shumë se një milion banorë, është Lindja e Mesme që kryeson e ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (153 doza për 100 banorë), Bahreini (124) dhe Izraeli ( 124).
Këto vende po i afrohen ose tejkalojnë 60% të popullsisë plotësisht të imunizuar.
Kili (118 doza për 100 banorë), Britania e Madhe (113), Mongoli (111), Uruguaj (110), Hungari (107), Katar (107), Shtetet e Bashkuara (98). Këto vende kanë imunizuar plotësisht rreth gjysmën e popullsisë së tyre (midis 46% dhe 54%).
Për sa i përket Bashkimit Europian, janë administruar 357 milionë doza në 50% të popullsisë së saj. Rreth 32% e banorëve të bllokut janë plotësisht të vaksinuar.
Malta, vendi më i vogël në Bashkimin Europian, ka shënuar numrin më të lartë të vaksinave të administruara me më shumë se 70% të popullsisë së saj plotësisht të vaksinuar.
Vendet më të populluara në BE, Gjermania, Franca, Italia, Spanja qëndrojnë rreth mesatares, me rreth një të tretën e popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht.
Nëse shumica e vendeve të varfëra kanë filluar tashmë vaksinimin, kryesisht në sajë të mekanizmit Covax, vaksinimi antiCOVID-19 mbetet i shënuar nga pabarazi të mëdha. Vendet me të ardhura të larta kanë administruar mesatarisht 79 doza për 100 banorë, kundër një doze të vetme në vendet me të ardhura të ulëta.