Dafina Zeqiri po shijon prej kohësh historinë e dashurisë me Dj Geek dhe dyshja janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut. Së fundmi, Dafina ka publikuar një video në rrjete sociale, duke i bërë lëmsh të gjithë.

Në videon në fjalë, ajo shfaqet duke treguar barkun e rrumbullakosur. “Beb apo bukë?”, ka shkruar Dafina krahas videos duke nxitur kureshtjen e ndjekësve. Si qëndron e vërteta? Këtë pritet të na e zbulojë vetë këngëtarja.