Te Belgjika marrin frymë lirisht pas lajmit se Kevin De Bruyne nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale pas frakturave që pësoi në hundë dhe në sy, gjatë finales së Championsit për Manchester City-n.

Mesfushori 29-vjeçar la fushën pasi u dëmtua gjatë një përplasjeje me Antonio Rudiger. Episodi krijoi jo pak frikë në lidhje me pjesëmarrjen e De Bruyne’s në kampionagtin Europian, por tanimë trajneri Roberto Martinez bëri të ditur se futbollisti nuk ka nevojë për operacion dhe do të bashkohet me skuadrën në të ardhmen e afërt.

Belgjika do të hapë fushatën e saj në Euro 2020 me përballjen kundër Rusisë në 12 qershor.

Më vonë ata do të ndeshen me Danimarkën dhe Finlandën në takimet e tjera të grupit B. Skuadra e Martinez ka dy ndeshje miqësore para se të nisë kompeticionin zyrtar, me përballjet me Greqinë dhe Kroacinë që po afrojnë.

De Bryune nuk pritet të jetë në asnjërën nga miqësoret, por e rëndësishme është se ëndrra e tij për të marrë pjesë në një tjetër kompeticion madhor mbetet e pacënuar.