Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021. Fiks fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së. Gazetaret e Fiks fare u prezantuan ne qendrën e votimit në Vorë vetëm me kartën e identitetit.
Pasi anëtarët e komisionit verifikuan që gazetarja e Fiks Fare nuk rezultonte fare në listën e votuesve të asaj zone, dhe pasi merr konfirmimin se gazetarja nuk kishte qene asnjëherë anëtare e Partisë demokratike, e lejuan te votonte, edhe pse ishin te bindur qe po manipulonin procesin zgjedhor. Sipas statutit të PD-së kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia. Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerët e qendrës së Votimit në Vorë nuk e zbatuan këtë rregull.