Serialit të njohur turk “Doktori i Mrekullive”, i cili po transmetohet aktualisht edhe në Shqipëri, i ka ardhur fundi dhe në Turqi është transmetuar episodi i fundit në Turqi.

Seriali turk përfundoi me një dasmë, atë të Aliut dhe Nazllës, ku morën pjesë të gjithë personazhet. Fundi kishte edhe disa surpriza të tjera që na mbetet t’i zbulojmë me episodet që do të transmetohen në Tv Klan së shpejti.

Mësohet se shkak për përfundmin e serialit që theu rekorde shikueshmërie është bërë aktori Taner Olmez, ose siç njihet me emrin Ali Vefa. Ai është shprehur se duke qenë se ka patur peshën kryesore, është lodhur nga ky rol dhe nuk mund të vazhdojë më.

Ky lajm i ka mërzitur dhe zemëruar shumë fansat e tij pasi nga rrjedha e serialit nuk pritej kaq shpejt finalja dhe për më tepër shikueshmëria ishte shumë e lartë.

“Kemi ardhur në fund me historinë tonë, ku do të tregojmë se individët me autizëm kanë të drejtën të jetojnë si të gjithë ne. Aliu ynë u rrit dhe i bëri ëndrrat realitet. Ne qeshëm me të, lotuam me të dhe kuptuam çdo të thotë të jesh njeri. Është koha t’i themi lamtumirë me të gjithë mrekullitë që ka bërë. “Doktori i Mrekullive” do të jetë me ju për herë të fundit në 27 maj. Ju falenderojmë dhe jemi mirënjohës”, shkruhet në faqjen zyrtare të serialit.