Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e muzikës pasi këngëtari i njohur shqiptar, Ylber Aliu ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare. Këtë gjë e kanë bërë të ditur figura të njohura të ekranit përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale.
Mësohet se artisti vuante prej kohësh nga një sëmundje, por nuk ia ka dalë dot që të fitonte këtë betejë të vështirë.
Disa nga personazhet që kanë shprehur publikisht ngushëllimet për familjen e 33-vjeçarit janë artistët e njohur Gold Ag dhe Adem Ramadani.
“Allahu të mëshiroftë o vlla Ylber, do t’na mungosh gjithmonë deri sa një ditë të takohemi në Xhenet me lejen e Krijuesit Mëshirplotë”, ka shkruar Gold Ag.