Pas një aksidenti automobilistik dhe 10 ditëve luftë në spital me plagët e shkaktuara nga përplasja, është ndarë nga jeta aktorja e “Gone Girl”, Lisa Banes. Lisa ishte 65 vjeçe.

“Jemi zemërthyer nga vdekja tragjike dhe e pakuptimtë e Lisës. Ajo kishte shumë zgjuarsi, mirësi dhe bujari. Ishte e përkushtuar ndaj punës dhe familjes”, tha agjenti i saj David Williams.