Prezantuesi i radios së BBC, Dom Busby ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Ai kishte punuar për më shumë se 30 vite në shumë radio lokale dhe së fundmi në BBC Sport dhe BBC Radio 5 Live.

“Dom ishte prezantues dhe njeri i shkëlqyeshëm. Ai e donte sportin dhe radion”, u shpreh miku i tij. Puna e tij 30 vjeçare ka bërë që vdekja e tij të konsiderohet humbje e madhe për radion. Busby është vlerësuar për pozitivitetin që ka përcjellur gjithmonë.