“Bashkia Sarandë është në normalitet të plotë për gjithë masat e marra për një sezon të mbarë turistik të kësaj vere”, tha Prefekti i qarkut Flamur Mamaj, ndërsa kritikoi bashkinë Himarë dhe atë Vlorë, për mungesë të masave për sezonin, duke shtuar kështu kritikat për Dritan Lelin.
Kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma u shpreh për masa serioze të marra për një sezon turistik të mbarë. “Brenda bashkisë kemi ngritur taks forcë për të ndjekur punën gjatë sezonit turistik.
Janë angazhuar gjithë strukturat e bashkisë për menaxhimin e mbetjeve urbane. Janë ende kërkesa për plazhe. Ndërkohë që vija bregdetare është e lirë për të gjithë”, u shpreh mes të tjerave kryebashkiaku Gurma.
“Cdo të ndodhë me kufirin grek me Sarandën, është i lirë”, u shpreh ministri Klosi. “Objektivi është që brenda 2025 të arrijmë në 10 milionë turistë në sezon” tha ai.
Ministri Klosi vlerësoi punën e bashkisë Sarandë për masat e marra për sezonin. “Vija bregdetare është 100 për qind pronë shtetërore dhe e shfrytëzueshme nga qytetarët”.
Personat që morën fjalën thanë se duhet më shpejt kthimi i përgjigjes për plazhet, ndërsa është kërkuar ndihmë nga bashkia për rrugë drejt plazhit.