Portierët e Zvicrës stërviten me syze.
Nuk bëhet fjalë për një modë ekstravagante, as për çmendurinë e fundit të një lojtari: këtu flitet për shkencë.
Duken syze dielli, por në të vërtetë janë shpikje e një kompanie japoneze në gjendje të përmirësojnë shikimin dhe reflekset.
Quhen Strobe Glasses, por disa preferojnë t’i quajnë “syze inteligjente”, duke parë se “komunikojnë” me trurin e atyre që i mbajnë, duke stimuluar beben dhe muskujt e syrit, duke parandaluar kështu përkeqësimin e korneas së syrit.
Portierët e Zvicrës i përdorin në stërvitje: a do të mjaftojë për të ndalur Francën e Mbappe dhe Benzema në 1/8-at e Europianit?
Franca dhe Zvicra do të përballen të hënën në mbrëmje në Bukuresht.