PSG është gjobitur për shkelje të rregullave në transferimin e Mauro Icardi. Francezët kishin përfshirë në marrëveshje një klauzolë që nuk lejohet, pasi shkelet rregulli mbi Ndikimin e Palës së Tretë.
Sulmuesi argjentinas kaloi nga Interi te PSG në shtator të vitit 2019 dhe në marrëveshje kishte një klauzolë, që nëse francezët e shisnin Icardin në Itali verën e vitit 2020, atëherë duhet të paguanin 15 milion euro të tjera shtesë.
FIFA e ka gjobitur PSG-në për shkeljen e rregullave, me një gjobë modeste që kap shifrën e 10 mije sterlinave. Në të shkuarën e kanë pësuar edhe Juventusi dhe Al Duahil për një lojë të tillë.
Klubi arab kishte pranuar të përfshinte në marrëveshje klauzolën që nuk e lejonte ta shiste mbrojtësin te klubet italiane si Inter, Lazio, Milan, Napoli dhe Roma, si dhe të PSG në Francë.