Këngëtarja e e njohur shqiptare, Big Mama i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet duke festuar me mikeshat e saj në festën e beqarisë.
Krahas këtij postimi, ajo ka shkruar “Nata e fundit e beqarisë” dhe kështu kanë vërshuar urimet e miqve drejtuar këngëtares.
Akoma nuk dihet nëse është e vërtetë apo bëhet fjalë për një projekt muzikor. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.
Big Mama është prej kohësh në një lidhje dashurie, por ka preferuar ta mbajë larg medias dhe të mos flasë asnjëherë publikisht për partnerin e saj.
Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”, ku tregoi se i ati ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj.
E përlotur, Big Mama kujtoi fjalët e fundit të babait të saj, teksa tregoi se do t’i dedikojë këngë në duet me Sabri Fejzullahun.
”Ka qenë mbështetja ime më e fortë dhe pse më ka thënë jo jo por ka dashur të jetë perfekte. Por të mos ishte babai nuk do të kisha sukses. Momenti i fundit më ka thënë që krenohet, ka qenë momenti para se të jepte shpirt. Nisi të qante, sikur e parandjente se do të ndërronte jetë. Më tha që krenohet me mua për çdo gjë që kam arritur.”, tha Big Mama.