Raportohet se Messi e ka pranuar ofertën e Barcelonës Messi siç duket e ka pranuar ofertën e propozuar nga Barcelona. Argjentinasi është pajtuar me kushtet e reja të marrëveshjes, raportojnë gazetarët e njohur Mig Rico dhe Matteo Moretto.

Ende kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t’u mbyllur Sipas të gjitha gjasave, Messi do të rinovojë me Barcelonën edhe për dy vite tjera. Kontrata e yllit argjentinas skadon këtë verë dhe ai ishte në gjendje të negocionte me klubet tjera që nga janari i këtij viti. Megjithatë, Messi do të vazhdojë me klubin që fitoi gjithçka për të paktën edhe dy vite tjera.