Lehtësimi dhe thjeshtëzimi i procedurave doganore për bizneset italiane që zhvillojnë aktivitet ekonomik me vendin tonë do të ndikojë në rritjen e shkëmbimit të mallrave, por edhe të veprimtarisë së tyre. Këto ishin temat kryesore që diskutuan gjatë një takimi të Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, me Z. Serafino Stajano, Atasheu Tregtar në Ambasadën Italiane, në Tiranë, dhe znj. Elisa Scelsa, Drejtoreshë e Zyrës për Tregtinë me Jashtë (Italian Trade Agency – ITA).
Gjatë këtij takimi,???? bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi rritjen e? bashkëpunimit dhe diskutimit të shumë çështjeve që kompanitë italiane kanë me sistemin doganor, ku shkëmbimi i informacioneve do të ndikojë në përmirësimin e punës së Administratës Doganore. Në takim u vlerësua me interes për të dy palët informimi i kompanive italiane me risitë e ADSH-së, si dhe për të realizuar një fushatë njohje me këto sipërmarrje për lehtësitë që ofron marrja e statusit Operator Ekonomik i Autorizuar. Italia është tashmë prej vitesh një ndër partnerët kryesorë në shkëmbimet tregtare me vendin tonë dhe në këtë aspekt Administrata Doganore luan një rol të rëndësishëm.