Gjermania ka pezulluar mbërritjen në territorin e saj të fluturimeve të kompanive ajrore ruse në përgjigje të mungesës së autorizimit të lëshuar nga Moska për fluturimet e Lufthansa-s në Rusi, njoftoi sot Ministria e Transportit në Berlin. “Autoriteti rus i aviacionit nuk autorizoi në kohë dy fluturime të planifikuara për sot në mëngjes, që duhej të anuloheshin të martën në mbrëmje”, tha ministria në një deklaratë dërguar AFP.
“Për shkak të praktikës së reciprocitetit, Gjermania nuk dha leje për fluturimet e kompanive ruse, duke rezultuar në anulimin e linjave të operuara nga Aeroflot dhe S7”, shtoi ajo.
Ministria sqaroi se sapo të jepen autorizimet për fluturimet e Lufthansës, fluturimet e kompanive ruse do të autorizohen gjithashtu.