Gjatë udhëtimit të tyre në Stamboll, Gjiko surprizoi Elitën me një tortë të veçantë e më pas ura e Bosforit u ndriçua me urimin: “Gëzuar ditëlindjen Elita Rudi”.

Gjiko shkroi edhe një dedikim në rrjete sociale duke postuar një foto krah bashkëshortes: “Urime ditelindja gruja jem. Ti ma bone jeten e ombel, mi dhurove dy engjuj, ti sakrifikove çdo gje per ne, ti na bone prioritet ne jeten tende. Gjithçka që dua është të plakem me ty”.