Ekipi i Hong Kongu, i njohur për robotin e famshëm humanoid Sophia, ka nisur një prototip të ri, Grace, që do përqendrohet në tregun e kujdesit shëndetësor, e projektuar për të ndërvepruar me të moshuarit dhe ato të izoluar nga pandemia e Covid. I veshur me uniformë blu të infermierëve, Grace ka karakteristika aziatike, një kamera termale në kraharorin e saj për të matur temperaturën dhe reagueshmërinë.
Ajo përdor inteligjencë artificiale për të diagnostiuar një pacient dhe mund të flasë në gjuhën angleze, mandarin dhe kantoneze. “Unë mund të vizitoj njerëz, por mund të bëjë edhe terapi përmes bisedimeve dhe ndihmoj punonjësit e shëndetësisë”, thotë roboti Grace përballë kamerës. Ngjashmëria e Grace me një punonjës të kujdesit shëndetësor dhe kapacitet për ndërveprim social synon të zbusë barrën e stafit në vijë të parë të luftës me pandeminë.
Krijuesi i Grace, David Hanson tha se roboti mund të simulojë veprimin e mbi 48 muskujve kryesor të fytyrës dhe ka një sjellje inkurajuese, që të ngjasoj paksa me karakteret e animuara aziatike. Kompania synon të prodhojë në masë një version beta të Grace në Gusht. Kosto e prodhimit të robotëve, që arrin tek çmimi i një makine luksoze, do të bjerë ndërsa kompania të prodhojë qindra apo mijëra njësi, sipas Hanson.