Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në kampet e migrantëve në ishujt grekë Lesbos, Samos dhe Chios do të fillojë të enjten, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm për Azilin, Manos Logothetis.

“Por vetëm 15% e azilkërkuesve kanë treguar deri më tani një interes për t’u vaksinuar”, specifikoi zyrtari i Ministrisë së Migracionit në një intervistë dhënë agjensisë greke të lajmeve ANA.

“Nëse vlerësohet se 30% e kësaj popullsie është nën moshën 18 vjeç dhe 30% të tjerë tashmë kanë qenë të sëmurë, rruga për në imunitetin e azilkërkuesve duke vaksinuar të gjithë ata që duhet të vaksinohen është e shkurtër dhe ne do të kemi sukses”, siguroi Logothetis.

Kampet në ishujt veriorë të Egjeut strehojnë gati 9 400 refugjatë, sipas Komisionerit të Lartë të KB-së për Refugjatët.