Moderatori i njohur shqiptar Alaudin Hamiti ka deklaruar për këngëtaren e njohur Nora Istrefi se nuk di të flasë.
Kolegia dhe mikesha e tij Liberta Spahiu ka publikuar në YouTube vlogun e ri nga udhëtimi i tyre i fundit. Në një pjesë të tij ata luajnë lojën “Thuaje ose zhytu”, gjatë të cilës duhet t’i përgjigjen pyetjeve me spec ose të hidhen në pishinë. Në një moment, Liberta e pyet Alaudinin se cili është personazhi publik më pa tru.
E sigurisht moderatori nuk e pati aspak të lehtë të përgjigjej pasi nuk donte të ofendonte asnjë. Më tej, Liberta zgjodhi ta bënte pak më të lehtë duke e pyetur se kush është më e ngurtë nga fytyrat publike në intervista dhe që nuk di të flasë. Këtë herë ai zgjodhi të përgjigjej dhe tha pikërisht emrin e Nora Istrefit.
Në fakt intervista e Norës e fundit në emisionin e Alaudinit “N’drrimi i natës” ka qenë para 3 vitesh dhe si duket kjo është arsyeja pse ai tha emrin e saj.