Harry Kane e ka ndarë mendjen. Eksperienca me Tottenham ka ardhur në fund dhe sezonin e ardhshëm dëshiron të nisë një aventurë të re, larg Premier League. Shumë klube të njohura interesohen për shërbimet e kapitenit dhe goleadorit të skuadrës londineze, si City, Chelsea, Juventus apo PSG.

BBC shkruan se zgjedhja e 27-vjeçarit është PSG, aty ku do të punonte përsëri me Mauricio Pochettinon, me të cilin ka një raport fantastik. Trajneri argjentinas drejtoi Tottenham gjatë viteve 2014-2019. Kane kërkon me çdo kush kalimin te PSG, që tashmë duhet të gjejë akordin me presidentin Daniel Levy.