Inter ka vënë në shënjestër që tani Giacomo Raspadori-n, sulmues i Sassuolo-s dhe i Italisë. I riu 21-vjeçar mund të jetë një zëvendësues i vlefshëm i Lautaro Martinez, nëse argjentinasi do të largohej gjatë merkatos së verës në rast të një oferte të rëndësishme.

Inter po mban kontakte me përfaqësuesit e Raspadori-t dhe do bëhej fjalë për një operacion që do të lehtësonte ndjeshëm arkat e klubit zikaltër, duke parë diferencën e madhe mes rrogës së argjentinasit dhe asaj të italianit.Raspadori merr 100 mijë euro në vit te Sassuolo, Lautaro 2 milionë e gjysmë.