Pas 16 sezonesh me Real Madrid, mbrojtësi legjendar spanjoll Sergio Ramos ka vendosur të largohet nga “los blancos”. 35-vjeçari ende nuk ka vendosur se ku do të luajë, pavarësisht thashethemeve.

Sipas ESPN, mbrojtësi ka marrë oferta konkrete vetëm nga 3 skuadra: Manchester City, Paris Saint Germanin dhe Bayern Mynih. Këto ekipe kërkojnë një mbrojts me përvojë dhe janë gati të investojnë te Ramos.

Ramos, që do të firmosë si një lojtar i lirë për skuadrën e tij të re, kërkon një kontratë 2-vjeçare. ESPN sqaron se ka pak shanse që lojtari të transferohet në Itali, ku u përfol për një interesim të Milan.