Apple do të mbajë konferencën e përvitshme të programuesve të quajtur WWDC. Kjo ngjarje do të mbahet gjatë javës së ardhshme dhe do të zgjasë rreth një javë, duke u mundësuar programuesve të pavarur të mësojnë shumë gjëra për funksionet më të reja para kohe – kështu do të mund të azhurnojnë aplikacionet apo të dhënat e tyre.
Apple do të fillojë WWDC-në me prezantimin, ku do të zbulohen disa shtesa të reja për iOS, iPadOS, macOS dhe ëatch OS e shumë tjera.
Apple gjithashtu do të shfrytëzojë prezantimin për paraqitjen e harduerit të ri, e disa “faqe” kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për paralajmërimin e MacBook Pro që pritet t’i prezantohet qytetarëve gjatë ditës së sotme.
Por nëse pajisjet e reja nuk ju interesojnë, atëherë do ta kemi rastin që për herë të parë të shohim përditësimin e sistemit operativ iOS 15. Për këtë vit është paralajmëruar edhe dizajni i ri i aplikacionit Muzika dhe Podcast si dhe përkrahja për video thirrje, kështu që do të mund të kryeni shumë punë tjera derisa bisedoni.
Kompania me seli në Kaliforni ka qenë deri më sot e mirë në ruajtjen e sekreteve, duke mos zbuluar para kohe çfarëdo risie siç është azhurnimi i iPhonëve në WWDC, që do të transmetohet online nëpër televizionet amerikane. Megjithatë ekspertë të fushës së teknologjisë informative kanë zbuluar disa detaje për të cilat pritet t’i ketë versioni i ri i iOS-it.
Ekrani-Sipas gazetarit të Bloomberg, Mark Gurman, që deri më tani ka qëlluar gjithçka kur bëhet fjalë për zbulimin e detajeve të planeve softuerike dhe harduerike të Apple, iOS 15 në ekranin e mbyllur do të sjell ngjyra të reja.
Qendra e kontrollit-Në vendet e tjera po flitet për ndryshimet e Qendrës kontrolluese – menyja kryesore nga e cila lehtë mund të arrihet te aplikacionet që më së shpeshti përdoren në iPhone-in tuaj.
Sipas informacioneve të para, Apple do të huazoj disa inovacione të reja të aplikuara gjatë vitit të kaluar në macOS Big Sur, që ishte i qasshëm me Control Center për sistemin operativ desktop – që tani pritet të bartet tek iPhone.