Procesi i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar për shkak se janë të shumtë qytetarët që refuzojnë. Mirëpo, Presidenti Joe Biden duke se e ka gjetur mënyrën për t’i joshur amerikanët që të vaksinohen.

Biden ka një qëllim: 70% e amerikanëve duhet të jenë të vaksinuar deri më 4 korrik, festa kombëtare. Dhe për të shmangur rikthimin e pandemisë është e nevojshme të arrihet ajo kuotë e njerëzve të vaksinuar. Dhe ndër idetë më të fundit për të bindur skeptikë janë piket alkoolike: birrë falas.

Dhuratat, biletat sportive, pushimet me pagesë: po ndiqen të gjitha rrugët për të bindur amerikanët të vaksinohen. Dhe e fundit në rend kronologjik (dhe ndoshta më bindëse) është ajo e birrës falas.

Birra falas është nxitja e fundit e mbështetur nga Shtëpia e Bardhë për t’i bërë amerikanët të vaksinohen për COVID-19. Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën një “muaj veprimi” për të marrë më shumë doza përpara 4 korrikut. Kjo mund të çojë, tha ai, te “një verë lirie, një verë gëzimi, një verë krejt amerikane”.

Sipas planit, Biden do të vazhdojë të përdorë partneritete të sektorit publik dhe privat, duke pasqyruar përpjekjen e “tërë qeverisë” që ai vendosi për t’i bërë më të disponueshme vaksinat pasi mori detyrën.