Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, e ka konsideruar kryedemokratin Lulzim Basha një cikël të mbyllur, edhe pse është njeriu më i investuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, Basha në të dy katërvjeçarët në opozitë ka përsëritur veten e tij, ndërsa shtoi se PD i ka humbur zgjedhjet e 25 prillit dhe rezultati nuk ndryshon.

Fevziu: A i ka humbur PD zgjedhjet?

Kadilli: Natyrisht i ka humbur dhe është eksperimenti i parë në politikë, që një forcë është për herë të tretë në pushtet. Blerja e votës ishte problem, por rezultati është humbje.

Fevziu: Çfarë mendimi keni për Bashën?

Kadilli: Në të dy katërvjeçarët ka përsëritur vetveten. Cikël i mbyllur edhe pse ishte figura më e investuar, i është dhënë çdo gjë.

Fevziu: Nga kush është investuar?

Kadilli: Nga Berisha fillimisht. Dhe investimi nuk nisi në 2013, investimi ishte që ju dha çdo lloj ministrie. U investua më shumë se të tjerët, Majlinda Bregu ka qenë më efektive