Komuniteti LGBTQI në Angli kërkon që në vend të fjalës “nënë” të përdoret “prindi që ka lindur”. Ata shprehen se ky ndryshim do të parandalojë që punëdhënësi të vendosë pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave.
Komuniteti kërkon që vendet e punës të shkojnë drejt krijimit të një kodi veshjeje neutral gjinore, mbulimit të kujdesit shëndetësor për punonjësit transgjinorë. Po ashtu, ata thonë se njerëzit që vetëidentifikohen si femra duhet të jenë në gjendje të përdorin tualetet e femrave dhe dhomat e tyre të zhveshjeje, pavarësisht nga gjinia që u ishte caktuar në lindje.