Ka shkuar në 780.342 numri total i vaksinimeve të kryera në vend, duke iu afruar kështu edhe objektivit të vendosur nga qeveria për kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda muajit qershor. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha po ashtu se ditën e sotme janë kryer 3881 vaksinime.

Vaksinim masiv në vend po vijon me kalendar të kombinuar të grupeve të riskut ku sot ka nisur edhe vaksinimi i punonjësve të shërbimit taksi.

Numri i vaksinave të mbërritur anë Shqipëri ka shkuar në 858.750, ku ditën e djeshme mbërritën 11.700 doza Pfizer.