Gjatë vizitës në SHBA, kryebashkiaku Erion Veliaj ka takuar miq të mirë që i konsideron edhe familje të shqiptarëve. Veliaj është takuar me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë John Withers. Teksa ka postuar një foto me Withers dhe bashkëshorten e tij Maryruth, Veliaj na zbulon se ish-ambasadori po shkruan edhe një libër që do publikohet vitin tjetër.
“Ka miq, ka familje, ka edhe miq që të bëhen si familje! Shumë i lumtur për takimin me John dhe Maryruth Withers, familja jonë që jeton në Washington. Pres me padurim kthimin e tyre në shtëpinë e dytë, në Shqipëri, teksa John-i do të botojë librin e ri të mrekullueshëm vitin tjetër”, shkruan Veliaj.