Romelu Lukaku u është përgjigjur dhjetëra tifozëve në Twitter. Një nga pyetjet ka patur lidhje me zërat e merkatos dhe interesimin e Manchester City. “Jo, jam i lumtur te zikaltrit”, ka qenë përgjigja e sulmuesit të Inter dhe Belgjikës.
Momenti më i bukur në karrierë: “Ka qenë fitorja e titullit”. Ndryshimet mes Premier League dhe Serisë A: “Në Itali duhet ta përdorësh më shumë trurin, diçka që kanë thënë se nuk isha në gjendje ta bëja. Seria A është shumë e fortë në aspektin taktik. Çdo ndeshje është ndryshe dhe ndonjëherë ke vetëm një rast dhe duhet ta shfrytëzosh”, ka thënë Big Rom.
Su lmuesi ka folur edhe për kombëtaren, me të cilën po luan në Europian: “Do të thotë shumë për mua të përfaqësoj Belgjikën në këto nivele. Henry më ka dhënë atë që më duhej, por gjithë skuadra po përfiton nga këshillat e tij”.
Lukaku ka parashikuar edhe fituesin e NBA: “Do të fitojnë Milwaukee Bucks. Lojtari im i preferuar është Kobe Bryant”.