Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ishte në Gradishtë të Lushnjës, ku vizitoi nga afër kompaninë “Agricol”, që ka ngritur fermën organike të prodhimit të luleshtrydheve për eksport.
Nga 30 ha tokë bujqësore, 20 ha janë të mbjella me luleshtrydhe, por mënyra e kultivimit të këtij produkti është totalisht organike pa mbetje pesticidesh, çka e bën luleshtrydhen shumë të ëmbël dhe cilësore, që shkon e gjitha për eksport.
“Modeli i prodhimit organik, që ka ngritur kjo fermë është një ftesë për të apasionuarit e bujqësisë të cilët duan të mësojnë organizimin e një plantacioni bujqësor si model prodhimi”, shprehet Krifca.
Gjatë takimit me drejtorin e kësaj ferme, që është italian, Krifca tha se “janë shumë e impresionuar nga ky investim me zero mbetje, pak teknologji, shumë mend e shumë dashuri për tokën”.