Sfidat e fenomenit. Rekordi i golave në ekipin kombëtar, që duhet të arrihet, raundi i dytë i Kampionatit Europian, që duhet të sigurohet dhe një e ardhme që do të shkruhet. Këto janë ditët e Ronaldos, shumë të nxehta jo vetëm sepse ka ardhur vera. Shumë do të vendoset, nëse jo gjithçka, midis Budapestit dhe Milanos, duke kaluar nëpër Paris.
Mendjet e më shumë se 300 milionë ndjekësve, gjithashtu interesohen për të ardhmen e Ronaldos, jo vetëm me Portugalinë, por edhe Juve natyrshëm hyn në lojë këtu. Pyetja ende pa përgjigje është gjithmonë e njëjta: a do të qëndrojë Cristiano me bardhezinjtë për vitin e fundit të kontratës së tij?
“Ajo që do të vijë do të jetë më e mira për mua”, – ishin fjalët e fundit, padyshim jo shumë inkurajuese për njerëzit e Juventusit, të fenomenit portugez mbi këtë temë. Pas Europianit do të mësohet e vërteta, por ndërkohë diçka ka filluar të lëvizë. Dhe këtu hyn në skenë Jorge Mendes. Agjenti i fuqishëm po mbërrin në Milano, për udhëtimin e tij të dytë në Itali brenda disa javësh. Është logjike të imagjinohet një kontakt i ri me drejtuesit e Juventusit, që gradualisht fillojnë ta bëjë skenarin më të qartë.
CR7 do të vendosë në varësi të propozimeve alternative që do të ketë në tryezë. Mendes është duke endur kanavacën në disa fronte dhe termometri thotë: Real Madridi i ftohtë, Manchester United i vakët, aktualisht i përqendruar te Jadon Sancho dhe nuk është i gatshëm të shkojë përtej një propozimi prej 20 milionë euro në sezon, PSG shihet një dritë shprese. Dhe nën hijen e Kullës Eifel, agjenti Mendes është parë ditët e fundit…