“Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kolektive për dekadat që do të vijnë dhe mbështet konceptin e ri strategjik të nismës NATO 2030”.
Ky ka qenë mesazhi kryesor i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbajtur sot virtualisht.
Ministrja Xhaçka paraqiti qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet e rëndësishme të vizionit NATO 2030, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të unitetit dhe kohezionit të Aleancës.
“Ka ardhur koha që qasja e NATO-s drejt Ballkanit Perëndimor të strukturohet dhe konsolidohet në një strategji të duhur të aleancës në rajon”, nënvizoi ministrja Xhaçka.