Ish-vokalisti kryesor i Skid Row Johnny Solinger ka ndërruar jetë ditën e shtunë. Lajmin e hidhur e ka dhënë faqja zyrtare e Skid Row në Instagram. Ndërkohë në muajin maj këngëtari kishte njoftuar në Facebook se është diagnostikuar me kancer në mëlçi.

“Është me një zemër të rëndë që duhet t’i bëj të ditur të gjithë se çfarë po ndodh me mua dhe shëndetin tim. Unë kam qenë i shtruar në spital gjatë muajit të fundit,” tha ai në postim. “Unë jam diagnostikuar me dështim të mëlçisë. Dhe prognoza nuk është aq e mirë”, ishte shprehur ai.

Grupi rock amerikan u formua në 1986 në Neë Jersey. Ndërkohë pas vdekjes së Solinger, ish-shokët e tij të bandës postuan homazhe.

“Ne jemi të pikëlluar për të dëgjuar lajmet e vëllait tonë Johnny Solinger. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe fansat e tij. Godspeed Singo”, tha banda në një postim.