Liverpool futet në garë për Kylian Mbappe. Sulmuesi francez pëlqehet nga Real Madrid, që po e ndjek prej kohësh futbollistin e PSG-së. Megjithatë, duket se në orët e fundit është vënë në lëvizje Jurgen Klopp, i cili synon të bëjë një super goditje për të harruar një sezon zhgënjyes.

Situata ekonomike e dy klubeve do të ndikojë shumë te ofertat e mundshme, por Të Kuqtë duan ta provojnë. Lajmi është raportuar nga Daily Star.