Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit janë duke eksperimentuar medikamentin Ivermectin duke e përdorur tek njerëzit me simptoma të Covid-19 për të parë nëse ata nuk do të kalojnë në gjendje të rëndë.

Medikamenti është diskutuar pasi është promovuar për përdorim në të gjithë Amerikën Latine dhe në Afrikën e Jugut, pavarësisht se është deri më tani e paprovuar.

Studimet e mëparshme të Ivermectin kanë qenë përgjithësisht të vogla ose me cilësi të ulët. Ilaci më së shpeshti përdoret për të trajtuar infeksione parazitare, pavarësisht se ka treguar se është efikas edhe e viruset por në doza shumë të larta.

Aurora Baluja, një anesteziolog dhe mjek i kujdesit kritik, tha se Ivermectin shpesh po bëhej pjesë e botës ku ka incidenca të larta të infeksioneve parazitare. Pacientët me Covid-19 të cilët gjithashtu po luftojnë një sëmundje parazitare në të njëjtën kohë do të kishin më mirë dhe kjo mund të shpjegojë disa nga efektet e saj në dukje pozitive.
Kryeinspektori i laboratorit në universitetin e Oxfordit Richard Hobbs tha se do të ishte “e parakohshme” të rekomandohej Ivermectin për Covid-19.

Një studim i mëparshëm tregoi se antibiotiku Azithromycin mund të jetë duke ndihmuar pacientët Covid-19 por më vonë tregoi se ilaçi ishte joefektiv. Provat e tilla shihen si “standardi i artë” sepse ato mund të jenë shumë më të sigurta se matin efektet e ilaçit dhe jo atë të faktorëve të tjerë.

Pavarësisht nga mungesa e provave të mira deri më tani, Ivermectin është marrë nga mjekë ose nga individë që vetë-mjekohen në vende të ndryshme duke përfshirë Brazilin, Bolivinë, Perunë, Afrikën e Jugut dhe SHBA.

Stephen Griffin në Universitetin e Leeds tha se “ashtu si hidroksiklorokina më parë, ka pasur një sasi të konsiderueshme të përdorimit jashtë etiketës të këtij ilaçi”, bazuar kryesisht në studimet e virusit në laborator, jo tek njerëzit.

“Rreziku me një përdorim të tillë jashtë etiketës është që përdorimi i ilaçit drejtohet nga një grup specifik interesi ose ithtarët e trajtimeve jo-konvencionale dhe bëhet i politizuar”, tha ai, duke shtuar se ky studim duhet të sigurojë një “përgjigje përfundimtare” nëse Ivermectin duhet të përdoret ose jo për të trajtuar Covid-19,” tha eksperti.(BBC, gazeta “Si”)