Një moment i veçantë i intervistës së Linda Ramës për gazetaren Ilva Tare ishte kur ajo u pyet për djalin e vogël të familjes, Zahon me të cilin thotë se nuk ndahet kurrë.

“Zaho në bark brenda meje ishte një muaj pasi Edi hyri në zyrën e kryeministrit. Është e hatashme, dy momente shënjuese që vendosin fëmijët të na bëhen krahë. Zaho është ai që nuk është ndarë kurrë prej meje. Ai është ai me të cilin kaloj mbrëmjet, vetminë për shkak të punës së Edit.  “Jeni çift i jashtëzakonshëm” thotë Edi. Unë I kaloj më Zahon dhe bëjmë biseda shumë cilësore dhe shkëmbim shumë cilësor”, tha Rama.

Bashkëshortja e kryeministrit u pyet edhe për mënyrën si e shihte Zaho të qënit djali i Kryeministrit.

“Zaho e ka marrë vesh që Edi është kryeministër në javën e dytë të klasës së parë. Sapo filloi klasën e parë, erdhi në shtëpi një natë dhe më thotë “mami kam një gjë për të të thënë. E di ti që unë jam djali I kryeministrit?” Doja t’I thoja “Jo nuk e di.”, por I thashë “Po e di, por kush ta tha?”. “Shokët ma thanë” tha. Aty i thashë vetes që kishte ardhur momenti, se i kisha shpjeguar se pse Edi nuk ishte në shtëpi, pse vinte vonë dhe e kisha lidhur me një punë të rëndësishme të tij në dobi të njerëzve. I kisha thënë edhe këtë tjetrën që “Të lutem Zaho, nëse do ta nxjerrim babin të gëzuar nga shtëpia, ne kemi një gjë shumë të madhe në dorë dhe atëherë babi do t’i bëjë shumë mirë punët. Punët e tij janë kopshte për fmijët, spitale, rrugë për makinat. Nëse ne babin do ta nxjerrim të mërzitur nga shtëpia, babi nuk I bën  dhe ai është motivuar shumë dhe ishte shumë I vogël kur ja beja këtë bisedë. Ishte në kopësht. Dhe pas asaj më është dashur nja dy ditë ta mendoj sesi do tja trajtoja këtë çështjen e kryeministrit. Është një bisedë që vijon kjo”, rrëfeu Linda Rama.

Ajo tregoi edhe për rolin e saj si nënë në rritjen e djalit.

“Unë ndaloj përgjatë rritjes së Zahos sepse kam kuptuar që në kohën e sotme fëmijët kanë një avantazh të jashtëzakonshëm. Së pari ata lindin si të rritur dhe ti duhet vetëm të ndalosh, të mendosh, të reflektosh dhe të kuptosh se çfarë duan të thonë, pse e thonë, ku duan të dalin, çfarë duan të arrijnë. Gjithmonë ka një skenar në mendjen e tyre të vogël që është shumë tregues dhe për ty. Por nga ana tjetër, ajo që kam kuptuar është ajo që ata kanë avantazhin e një kohe që I jep shumë dije, I jep shumë mekanizma dhe janë shumë përpara. Dhe ne rrezikojmë që nëse nuk i ndjekim dhe nuk mësojmë prej tyre, rrezikojmë që të humbasim gradualisht jo vetëm këtë terrenin e dijes që është shumë e mundur, por mund të humbasim edhe autoritetin prindëror dhe I themi “Na ndiq”, por ne fakt duhet ndryshuar kjo. Sigurisht na ndiq, por mos pusho së ndekuri fëmijën tënd që së bashku të kemi mundësinë të bëjmë këtë procesin e rritjes dhe qetsisë shpirtërore të prindërve”, përfundoi Rama.