Seiko Hashimoto, presidentja e komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, u shpreh 100% e bindur se Olimpiada do të zhvillohet normalisht këtë verë (23 korrik-8 gusht). Ajo shtoi gjithashtu se të gjithë duhet të përgatiten që ky event sportiv mund të zhvillohet pa tifozë, si pasojë e pandemisë Covid-19.
Kjo deklaratë erdhi 50 ditë nga fillimi i Olimpiadës: “Jam 100% e bindur se kjo Olimpiadë do të zhvillohet normalisht. Pyetja që ne i bëjmë vetes është se si do ta organizojmë këtë event sa më të sigurt”.
Duke folur për BBC, Hashimoto shtoi: “Populli japonez është i frikësuar dhe ndihet i lodhur nga kjo situatë. Sfida jonë është të kontrollojmë këto zëra kundër Olimpiadës. Gjithsesi, ne po përgatiemi që ky event të zhvillohet pa publik, duke krijuar një zonë të sigurt”.