Mungesa e ujit dhe thatësira mund të shkaktojnë dëme në një shkallë që mund të “rivalizojë” pandeminë e Covid-19. Paralajmërimin e bën OKB ndërsa rreziqet rriten bashkë me temperaturat.
“Thatësira është në prag të shndërrimit në pandeminë e radhës dhe nuk ka vaksinë për ta kuruar atë,” tha Mami Mizutori, përfaqësuesja speciale e OKB për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat.
AFP raporton se thatësira tashmë ka shkaktuar humbje ekonomike prej të paktën 124 miliardë dollarësh dhe ka goditur më shumë se 1.5 miliardë njerëz mes viteve 1998 dhe 2017, sipas një raporti të OKB të botuar sot.
Por edhe këto shifra, tha ajo, janë “me shumë gjasa nënvlerësime bruto”. Ngrohja globale ka filluar tashmë që të intensifikojë thatësirën në Evropën Jugore dhe Afrikën perëndimore. “Dhe, numri i vi kt imave pritet që të rritet në mënyrë dramatike nëse bota nuk vepron,” tha Mizutori.