Mbretëresha Elizabteh II do të festojë për herë të parë paradën e ditëlindjes së saj “Trooping the Colour” pa praninë e bashkëshortit të saj, i cili ndërroi jetë në muajin prill. Mbretëresha është detyruar që të bëj disa ndryshime për të dytin vit radhazi për shkak të kushteve të pandemisë dhe ndarjes nga jeta të Princit Philip.
Këtë vit thuhet se do të mbahet një event më i vogël në Kështjellën e Windsor dhe në vend të Princit Philip, Mbretëresha do të shoqërohet nga një person i veçantë. Sipas raportimeve thuhet se mbretëresha do të qëndrojë përkrah kushëririt të saj, Princit Edward, për të parë paradën.
Kujtojmë se pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit në muajin prill Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.
Para pak ditësh, Mbretëresha Elizabeth lançoi birrën e prodhuar nga bimët e rritura në Sandringham në Norfolk, Angli në nder të bashkëshortit të ndjerë.
Llogaria zyrtarë në “Twitter” e Sandringham ishte e para që e dha këtë lajm, duke e konsideruar birrën si një dhuratë për Ditën e Babait. Philip nuk flinte në darkë pa konsumuar një birrë, ndaj puna e parë me të cilën Elizabeth u angazhua ishte pikërisht kjo.