Për Yannick Carrasco ajo me Portugalisë do të jetë një ndeshje me shije të veçantë.
Belgjika do të luajë mbrëmjen e sotme në 1/8-at e Europianit dhe 27-vjeçari ka zbuluar një prapaskenë interesante në një intervistë të dhënë për AS.
Carrasco, që shumë e mbajnë mend si Ferreira, emër i marrë nga babai portugez, ka prerë lidhje me atë emër që kishte lidhje me njeriun që e braktisi kur ishte fëmijë, dhe kjo zgjedhje ka patur pasoja edhe në nivel sportiv.
Nga 2015-ta, në fakt, futbollisti quhet vetëm Yannick Carrasco.
Një vendim ky që ka befasuar mamanë: “Nuk e prisja. Mendoj se ka qenë një gjë e fortë, ka qenë dhurata më e bukur që mund të më bënte”, ka thënë mamaja e tij.
Siç u tha, vendimi ka ndikuar edhe në fushën e lojës:
“Federata portugeze ka kërkuar të më rekrutojë kur isha shumë i ri”, ka shpjeguar Carrasco. “Por unë kam dashur gjithmonë të luaja me Belgjikën, sepse ndihem 100% belg dhe aspak portugez. Dua të fitoj dhe ta çoj Belgjikën mbi çatinë e Europës”.