Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informoi sot se të shtunën do të ketë stakime të pjesshme të energjisë në Tiranë.
Sipas OSHEE-së, për shkak të punimeve për investimin i parashikuar të kryhet nesër, datë 5 qershor në 2 kabina të fiderit që furnizohet nga nënstacioni Traktora, gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia pjesërisht në zonën e qendrës së Farkës dhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.
Po ashtu, OSHEE njofton edhe abonentët e Fierit se “për shkak të punimeve për rindërtimin e urës së shembur në fshatin Darëzezë, vijon sot stakimi i energjisë elektrike deri në orën 15:30 të linjës 35 kV Kafaraj – Povelçë”.
“Pa energji gjatë kësaj kohe do të mbeten këto zona në Fier: Levan, Bishan, Cerven, Boçova, Qarrë, Ferras, Bashkim, Pish Poro”, thuhet në njoftimin e OSHEE.