Këngëtarja Ronela Hajati ishte së fundmi e ftuar në emisionin “ABC e pasdites”, me Ermal Peçin. Ajo tregoi se e ka gjetur që tani këngën e dasmës së saj dhe bëri një deklaratë të papritur.

Ronela tha se dhe ditën e dasmës do ketë dyshime nëse personi që ka zgjedhur është apo jo i duhuri.

“Ja me këtë do martohem unë. Kur të martohem do jetë kjo kënga patjetër. Kjo është për mua kënga e dashurisë më e bukur që më pëlqen shumë. Ajo titullohet “Is this love”, që domethënë në fund të ditës, unë prapë do dyshoj nëse ai që kam zgjedhur për t’a pasur është i duhuri”, u shpreh ajo.