Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht të martën fanellën e re për sezonin 2021/22, e cila njihet si fanella e parë me të cilin skuadra i zhvillohen ndeshjet si vendase.
Derisa është e vërtetë që e tërë skuadra nuk merr pjesë në prezantimin e fanellave, Ramos ka qenë gjithmonë figurë kyçe në një fushatë të tillë. Nuk dihet nëse vendimi ka qenë i Ramosit apo klubit apo i përbashkët. Mund të ndodhë, po ashtu, që fotografitë të jenë shkrepur në kohën kur mbrojtësi spanjoll ndodhej në izolim për shkak të COVID-19.
Por Adidasi, sponsori kryesor i fanellës së Realit, kërkon që yjet më të mëdha të klubit të jenë të pranishëm në prezantimin e fanellës së re. Mungesa e Ramosit enden nuk konfirmon se ai nuk do të qëndrojë në Real Madrid, por e bën më të mundur largimin e tij.
Rasti i ngjashëm kishte ndodhur edhe me Cristiano Ronaldon më 2018. Në prill të vitit 2018, Ronaldo nuk mori pjesë në prezantimin e fanellës së re, edhe pse pak persona do ta kishin besuar në atë kohë. Ronaldo u largua nga klubi atë verë dhe iu bashkua Juventusit.