Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 190 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor, ku janë dhënë 27 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Po ashtu u morën 35 mostra në monitorim të produkteve ushqimore. Ndërsa vijon këshillimi i qytetarëve për përdorimin e maskave brenda ambienteve të mbyllura si dhe respektimin dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë me qëllim për parandalimin e përhapjes së COVID-19.