Alessio Tachinardi, ish-mesfushor i Juventus, ka folur në lidhje me merkaton e bardhezinjve në një intervistë të dhënë për Tuttosport.

“Locatelli është shumë i fortë, gati të veshë një fanellë të rëndësishme si ajo e Juventus, por ka karkteristika të caktuara dhe duhet të ketë rreth vetes lojtarë që vrapojnë shumë”, ka thënë Tacchinardi.

“Nëse, për shembull, Allegri do të luajë me dy lojtarë në mesfushë, do të vija afër Locatelli-t një si Rabiot, edhe pse ëndrra mbetet Pogba. Ndërsa nuk do ta merrja Pjanic, sepse është i ngjashëm me Locatelli-n”.