Fifi dhe Flori Mumajesi kanë një nga lidhjet më të veçanta në showbizin shqiptar. Dy artistët kanë krijuar një miqësi shumë të fortë që nga koha kur Fifi është bërë pjesë e industrisë muzikore dhe shoqëria e tyre është forcuar akoma më shumë me kalimin e viteve. Madje, dy këngëtarët i kanë bërë shpesh fansat e tyre të dyshojnë se ka diçka më shumë se miqësi për shkak të afrimitetit të tepërt që kanë shfaqur me njëri-tjetrin.

Megjithatë këto fjalë ata nuk i kanë shqetësuar dhe penguar që të vazhdopjnë të shfaqin publikisht dashurinë, admirimin dhe respektin për njëri-tjetrin. Ditën e sotme, Fifi ka ndarë në Instagram një foto me Florin, ku të dy shihen shumë pranë. Ajo i ka dedikuar fjalët më të bukura mikut të saj, duke e falenderuar për gjithçka që i ka dhuruar deri më sot.

S’ka asgje ma me vlere per mu se momentet me notat e shpirtit tend ? . Do mundohem shume qe te mos i stonoj se vallah e kane rendesine te madhe . Duhej ta beja kohe me pare , e di .. po falenderimi qe kam ndaj teje s’eshte thjesht material , eshte shpirteror dhe nuk thuhet me pak fjale .

Faleminderit ??

Faleminderit qe me kupton dhe atehere kur se kuptoj veten .
Faleminderit qe besove e me mbeshtete qe kur une isha thjeshte nje goce nga Kosova .
Faleminderit qe me dhe energji e suport kur ne fakt u desh te te jepja.
Faleminderit Zotit qe t’kom ?? Faleminderit qe ju kom @klajdiharuni & @iambrunooooo !

@iamflorimumajesi t’kom pike t’dobt ❤️ #blessedandgrateful PERJETESISHT ? ahhh ta qes ??? ti paraprije renies se msyshit ?