Momentet e punës në spitalin memorial të Fierit që ka nisur funksionimin prej 1 jave, janë filmuar nga televizionet turke, të cilat orët e fundit kanë intensifikuar reportazhet atje.
Zv-drejtori turk thotë se dy ndërhyrjet e para janë kryer dhe mendon se në të ardhmen do të zhvillohen edhe operacione të vështira.
Drejtoresha shqiptare specifikon më tej se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. “Në mesin e muajit qershor do të nisim të ofrojmë shërbime më të specializuara si urgjenca kirurgjikale, shërbimi i okulistikës, ORL. Dhe në korrik do të hapim shërbimet kirurgjikale madhore”, tha Rudina Degjonaj.
Përshtypjet e para duken pozitive. Ky spital, i ndërtuar në një kohë rekord, ka në një sipërfaqe totale prej 17,425 metra katrorë, 150 shtretër, 6 salla operacioni dhe 6 poliklinika.